Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton do të takohet të mërkurën në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Ivica Dacic.
Kështu ka njoftuar në Twitter, Maja Maja Kocijancic, zëdhënëse e Ashtonit.
Ndryshe, edhe mbrëmë është raportuar për një takim të mundshëm të Ashtonit me kryeministrin Thaçi dhe Dacic.
Mediat serbe raportojnë se në kuadër të delegacionit nga Beogradi do të jetë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.