Lajmet e fundit

Të pengohet Hashimi për kryetar, detyrë patriotike

Detyrë patriotike është edhe të pengohet zgjedhja e Hashim Thaçit kryetar i Kosovës. Me këtë do t’i jepej një mesazh i qartë: Kosova nuk është vend përrallor, ku plotësohen ëndrrat e karrieristëve kronik.

Nga Lis Bukuroca

Pastaj, do të thirret edhe në gjykatë. Më mirë të shkojë atje si njeri privat apo si kryetar i PDKsë, por jo si kryetar i Kosovës. Për dëmin që do të pësonte imazhi i Kosovës, do të duheshin së paku 10 vite për ta rindërtuar.
Pataj, Hashimin, pjesa dërmuese e popullit nuk e donë. Po ia mundësojnë pazarllëqet e ndyta, edhe pse vështirë të gjendet një lëdëkist i moralshëm, që do ta përkrahte Thaçin.

Imponim do të bëhet me dhunë psikologjike, sepse Mustafa përfiton, disa ministra dhe Haziri. Nëse pajtohen deputetët e LDK-ës, atëherë LDK ka një kope deputetësh. Ata çdo ditë fshehtas akuzojnë pikërisht PDK-në për vrasjen e shumë veprimtarëve të vet.

Sikur LDK të kishte dy gram mençuri, dy gram dinjitet, dy gram fytyrë, do ta kishte rrëzuar Mustafën, që është kuadër i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës. Durimi tij, në ato dy pozita, është aq pervers, sa edhe e stalinistit Berisha, që udhëhiqte Partinë Demokratike.

Shprehur më fjalë të buta, jemi popull oportunist dhe makiavelist, që duron çdo gjë. Jemi si ata politikanë dhe i meritojmë. Janë pasqyra jonë. Rroftë Hashimi! Rroftë Mustafa! Nëse në CV nuk veprimtari kriminele, tradhtie dhe nuk je hajn i madh, njeriu nuk do të ketë shanse t’i bashkëngjitet klubit të Ali Babës me 40 hajdutë.

Dua të besoj se anëtarët e devotshëm të LDK-së, ndjehen të turpëruar, kur shikohen në pasqyrë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.