NISMA për Kosovën dega në Gjakovë, më datë 20.11.2015, mbajti Kuvendin e parë zgjedhor te Rinis së Nismës në Gjakovë.
I pranishem ishte kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën,z. Jakup Krasniqi,
Deputeti i NISMA-s, z.Haxhi Shala,
Anëtari i Kryesisë së NISMA-s, z.Xhevat Bislimi.
Në këtë kuvend u zgjodh:
Mr.Dafina Kazazi – Kryetare e Rinisë së Nismës në Gjakovë
Visar Podrimja – Nënkryetar
Arben Hana – Nënkryetar
Vlora Hajdari – Sekretare Organizative.
Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së Rinisë së Nismës në Gjakovë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, para të rinjve të Gjakovës tha se e drejta për të qenë i lirë nuk mjafton, por Krasniqi i ka porositur të rinjtë që ata me energjitë e tyre dhe me punën e ndershme të fitojnë çdo të drejtë që i takojnë një të riu në një shtet demokratik. Vizioni i NISMËS për Kosovën, Krasniqi tha se është për një shtet të drejtësisë sociale, të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në BE. -Ndërsa,
Kryetari i NISMA për Kosovën, dega Gjakovë, Fazli Hoxha, tha se vullneti i të rinjve të Gjakovës është drejtuar pikërisht kah vizioni i NISMËS në Gjakovë, që po kontribuon për ta ndryshuar gjendjen ekonomike në Gjakovë.