Lajmet e fundit

Të rinjët të angazhohen më shumë në jetën aktive politike

Nga Skënder MULLIQI

Shumica sot në Kosovë po ti pyesish kan përgjigje më shumë negative për politikën që është duke u bërë në Kosovë. Populli përjetoi dhe po përjeton ditë të vështira nga gjendja e rëndë sociale. Populli dhe territori janë shteti. Por, ky popull që po i kryen obligimet e veta karshi shtetit, nuk po e gëzon ashtu si duhet edhe frytin e saj. Të mirat e shtetit dhe të popullit më shumë po i gëzojnë një kategori njerëzish në pushtet .Njerëzit të cilët i kan kaluar tashmë në moshë , i ndëgjon duke thënë, “Ne e patem, po së di apo bëhët mirë edhe për gjeneratën e re”.Pushtetarët dhe fëmiljët e tyre po jetojnë në stilin e lartë , deri sa shumica e të rinjve tanë po bredhin rrugëve dhe po kërkojnë shpëtim diku në botën e qytetëruar. Me fajin e kësaj klase politike kan mbetur duke bredhur rrugëve , kan mbetur më shpresën së ndoshta një ditë do të bëhët mirë. E koha po i shkelë pamëshirshem. Dikush po e mbaron fakultetin me lidhje dhe menihere po punësohet , së është i ndonjërit nga pushteti apo ka ndonjë lidhje me ta. Në anën tjeter shumë fakultetlinjë presin nepër ente për punësim më vite , ose edhe fare nuk paraqitën aty së nuk kan shpresë së do ta gjejnë një vend të punës. Është brengosëse së si të rinjët tanë kan rënë në gjendje apatike, kur kan mundësi që gjerat ti levizin pozitivisht. Mos të lejojnë që djemtë apo vajzat e pushtetarëve të punësohet nëper ministri apo gjetiu dhe të vozitin vetura shumë të shtrejta , kurse këta nuk kan mundësi tia plotësojnë vetit dëshiren më të vogël. Koha kalon shpejt , e dikur bëhët veshtirë për të krijuar përspektivë për jetë .Të rinjët tanë kan shumë forma që ta imponojnë vullnetin dhe hallet e tyre më të cilat po përballohen . Duhet ta zgjedhin rrugën dhe të inkuadrohen më shumë në jetën aktive politike .Politikë dhe poltikanë nuk janë vetëm këta që janë inkuadruar në pushtet..Politikë është edhe përditshmeria jonë . Po lejojmë që fatin tonë dhe ardhmerinë e brezave ta përcaktojnë dështakët e kësaj kaste politike . Po na përcaktojnë dhe imponojnë politikën e cila nuk po sjellë mirëqenje, dhe as prospertitet . Po na përcaktojnë fatin e jetës tonë , ata qe janë në një formë apo tjeter të zhytyr në korrupcion .Ky grupazh politikanësh pa marr parasysh partisë politike qe i takojnë janë ba bashkë për ti ruajtur pozitat e tyre pushtetare . Të gjithë duhet të vetëdijesohemi së një votë don të thotë shumë , e jo asgjë dhe kështu të pranojmë kapitulimin .Të këputet zingjiri i të keqës , se pastaj do tu shuhet parajsa të cilën e kan krijuar për vete , dhe nuk do ta ken më monopolin mbi shumicën e popullit. Largimi nga vendi dhe jeta pa familje është e veshtirë , gadi e pa shpresë. Jeta aktive politike është premisa kryesore për ta ndryshuar gjendjën për të mirë…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.