Një veturë e tipit Ford e parkuar në këtë rrugë ka pësuar dëme, meqë plumbi qëlloi dritaren e përparme të anës së djathtë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët gjetën dy gëzhoja të plumbit, ndërkaq janë duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.
Banorët e lagjes dhe pronarët e lokaleve përreth kanë thënë se disa persona janë gjuajtur gjatë gjithë rrugës dhe se janë larguar me shpejtësi nga aty.
Ndërkohë, nuk është raportuar për asnjë të lënduar.