Tefik Bajrami, kampion i Evropës në versionin WBU
Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula.
Në një atmosferë të mirë sportive të krijuar në Sallën e Sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, Bajrami i njohur me nofkën ‘Uragani Shqiptar’, tregoi klasin e tij të lartë në duel me hungarezin, transmeton KosovaPress.
Hungarezi i bëri ballë Bajramit deri në raundin e pestë, kur boksieri ynë tri herë e nokautoi Makulan.
Bajrami është boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit të Evropës në Kosovë.
Deri tani në boksin profesionist, ai ka zhvilluar gjithsej 10 meçe, prej tyre i ka fituar nëntë.
Kujtojmë se Bajrami ka qenë kampion në karate dhe tajboks, si dhe në boksin amator.