Boksieri i mirënjohur shqiptar Tefik Bajrami, i njohur si “uragani shqiptar” i cili u shpall kampion evropian në boksin profesionist më 3 tetor në Podujevë do të mbrojë titullin më 2 prill.
Bajrami do ta ketë përballë gjeorgjianin Grigol Abuladze, i cili ka 21 fitore dhe 5 humbje, transmeton Koha.net.
Meçi që do të jetë i vlefshëm për kategorinë WBU do të mbahet në Luzern në sallën Zentrum St. Michael nga ora 19:30, ka konfirmuar përmes një komunikate stafi i boksierit.
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info