Të gjithë e kemi parë sot Presidenten e Kosovës Atidete Jahjaga në fjalimin e saj që mbajti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Ndoshta jeni quditur se nuk keni parë letra në duart e Jahjagës! Por falë teknologjisë e cila quhet “Teleprompter Presidencial”, të cilin e përdorin të gjithë liderët e shteteve botërore edhe Jahjaga, ka “hequr” letrat nga duart.
Jahjaga “Teleprompter Presidencial” ka nisur ta përdor shumë vonë, por që nga koha që Presidentja e vendit ka përdorur këtë teknologji, paraqitjet e saj dukshëm janë përmirësuar, shkruan Magazina.al
Këtë teknologji e para e vendit e perdori edhe sot në fjalimin që siç tha ajo, të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Por çka është “Teleprompter Presidencial”?
Telepromteri është një pajisje elektronike e cila shfaqë fjalimin e personit para tij dhe të cilin mund ta shoh vetëm personi i cili e lexon atë. Në një kërkim në internet Teleprompter kushton jo më shumë se 500 euro.