Marrëdhëniet midis Kinës dhe Vietnamit janë tensionuar pas një fluturimi të një aeroplani kinez në një ishull artificial në detin Jugor Kinez. Për shtetitn vietnamez u shkel territori dhe sovraniteti i vendit dhe ata kanë dërguar një notë proteste ku shprehen se ky veprim ka dëmtuar marrëdhëniet dyplaëshe.
Por Kina nuk e ka pranuar protestën e Vietnamit dhe bëri me dije se ishulli është pjesë e territorit kinez. Situata nuk është e qetë në Azinë Lindore pas nismës së Kinës për të ndërtuar ishuj artificialë. Japonia, Vietnami si dhe vendet përreth tremben se këto ishuj artificialë do të përdoren si baza ushtarake nga ushtria kineze.
Edhe SHBA-të kanë dislokuar një numër të madh ushtarësh dhe anijesh në këtë hapësirë gjeografike dhe tensionet mes tyre dhe Kinës nuk kanë munguar.