Lajmet e fundit

Tensione në mbledhjen e Këshilit Drejtues

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” po zhvillohet nën tensione.

Përplasjet ndërmjet anëtarëve të këtij këshilli kanë quar në ndërprerjen e kësaj mbledhjeje përkohësisht.

Sipas burimeve të “Zërit” brenda UP-së, përplasjet kanë nisur tek pika për Raportimin e rrjedhave në këtë universitet.

Imazhi i UP-së, ka përplasur rektorin Ramadan Zejnullahu me disa nga anëtarët e Këshillit. Mbledhja bëhet e ditur se ka filluar sërish, por në të njëjtat tensione po vazhdon të zhvillohet dhe tani, raporton Zeri.info.

Për kërkesën e shkarkimit të rektorit si dhe atë të studentëve deri në këto momente nuk është debatuar. / Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published.