Mes Moskës dhe Ankarasë tensioni është në maksimum. Pas rrëzimit të avionit rus ditën e djeshme nga ushtria turke, Vladimir Putin ka nisur të tregojë muskujt.
Sistemi i mbrojtjes anti-raketore S-400 do të transportohet në bazën ushtarake ruse të Khmeimim, në Lataki.
Në brigjet e Latakias do të ankorohet edhe raketahedhësja “Moska”, me qëllim për të shkatërruar çdo objektiv që paraqet rrezik.
Kjo është bërë e ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, Serghiei Shoigu.Rusia ndërkohë do të ndërpresë çdo kontakt ushtarak me Turqinë.
Ministri i Jashtëm rus ndërkohë, këmbëngul se akti i djeshëm i Turqisë, ishte i qëllimshëm.
Por, presidenti turk, Erdogan, ka thënë se Ankaraja do të evitojë që situate të tensionohet më tej.Erdogan ka thënë se ndërhyrja turke ka qenë vetëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare.