Është arrestuar një i dyshuar në Podujevë, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të mprehtë një mashkull.
Policia bën me dije se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.