Policia e Kosovës njoftoi se pas një mosmarrëveshje shtatë të dyshuar janë rrahur mes veti, ndërsa gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta, si sëpatë, thikë etj.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë, të martën.
Të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit shtatë të dyshuarit janë arrestuar, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka ngelur për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe i njëjti mbetet nën mbikëqyrje policore.