Rreth orës 12:00 pas mesnate, në afërsi të termocentralit në Obiliq është parë një zjarr jo i vogël, i cili nga erërat e forta rrezikonte të përhapej brenda objekteve të tymnajave të prodhuesit energjetik.
Sipas reporterit tonë në teren, policia dhe ekipet e zjarrëfikësve të cilat ishin në vendin e ngjarjes, raportohet se nga pamja e parë duket se zjarri është shkaktuar nga erërat e forta të cilat edheiI kanë dëmtuar disa nga kabllot e energjisë elektrike, nga të cilat më pas ka marr flakë edhe hapësira për rreth.
Raportohet se nuk janë shkatuar dëme në objektet e termocentrales. Përndryshe ekipi ynë ka mundur të fotografoj zjarrin nga larg, ngase nuk lejohej të afrohej asnjë person për shkaqe të sigurisë. Përndryshe zjarrin dhe një pompë të benzinës e ndante vetëm rruga, për fat intervenimi i zjarrëfikësve dhe policisë ka qenë shumëiI shpejtëpër shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë mbrëmë vonë KEDS, përmes një njoftimi për media, ka thënë se kanë mobilizuar ekipet dhe janë në vazhdimësi në terren duke i sanuar ato, por forcat e natyrës po e bëjnë të vetën duke shk aktuar prishje të vazhdueshme.
“Më i afektuari mbetet rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Gjakova dhe Peja me rrethinat përkatëse. Prishje të theksuara ka edhe në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës dhe Prizrenit, përderisa në rajonin e Anamoravës situata është me e qetë. Në terren, sidomos në Gjakovë ka shumë shtylla të thyera, duke përfshirë edhe brendinë e qytetit. Prandaj, në një situatë të tillë, KEDS apelon tek qytetarët që të lajmërojnë çdo prishje dhe të tregojnë kujdes nëse shohin ndonjë anormalitet në rrjetin distributiv”, ka thënë Viktor Buzhala, nga zyra për informim e KEDS-it. /KosovaPress/