Lajmet e fundit

“Termoks” fillon sezonin e ngrohjes për banorët e Prishtinës

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës, “Termokos”, ka njoftuar se sezoni i ri i ngrohjes 2015/2016 do të fillojë ashtu siç ishte paraparë me 15 tetor.

Sipas një komunikate të “Termokos”, për fillimin e sezoni të ri janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

Po ashtu, ky institucion ka njoftuar se duke pas parasysh kushtet aktuale, furnizimi i rregullt me ngrohje do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme.

“Testimi final i furnizimit me ngrohje dhe të gjitha testimet e rrjetit të ngrohjes janë kryer me sukses të plotë. Në bashkëpunim me KEK-un si partner të ngushtë implementues të Projektit të kogjenerimit edhe këtë sezon ngrohës do të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për afro 13 mijë konsumatorë”.

“Duke pasur parasysh kushtet klimatike aktuale, pavarësisht fillimit të sezonit ngrohës, furnizimi i rregullt me ngrohje do të bëhet vetëm kur të jetë e nevojshme, pasi që aktualisht temperaturat janë më të larta se ato që kërkohen për furnizimin me ngrohje sipas ligjit të ngrohjes dhe rregulloreve të ZRRE-së (tri ditë radhazi, në orën 21.00 duhet të jenë nën 12 gradë Celsius)”, thuhet në një komunikatë për media të ngrohtores.

Leave a Reply

Your email address will not be published.