Myftiu i Kosovës Naim Tërnava e ka quajtur manipulim dhe mashtrim shumë të madh, nisjen e e të rinjve për Siri, pasi kjo siç tha ai, bëhet nga matrapazët që kanë interesa personale, transmeton lajmi.net.
“Po i marrin në qafë djemtë e ri jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë vendet tjera. Ata po vriten atje pa kurrfarë arsye dhe familjet po mbesin pa ta. Gjynah prej Zotit ta marrin atë rrugë dhe të vrasin njerëz. Të vrasë vëllaun mysliman, të vrasë fëmijë, gra të pafajshme, kjo nuk është asgjë përveçse krim”, deklaroi Tërnava në emisionin Debat, ku po trajtohet tema “Roli i Imamëve në luftën anti- terror”
Ai madje shtoi se duhet hulumtuar se kush po mundohet nëpërmjet rrjeteve sociale t’ua shpërlajnë trurin të rinjve për të marr pjesë në këso luftëra.