Pas reshjeve të fundit në Kosovë, një pjesë e fshatit Tërrn në Komunën e Ferizajt, është zhytur thuajse tërësisht në ujë, raporton Gazeta Blic.
Madje disave prej banorëve, uji iu ka shkuar deri te pragu i shtëpisë, ashtu siç edhe mund ta shihni nëpërmjet fotografive të mëposhtme, të cilat reporterja e Gazetës Blic i ka sjellë nga vendi i ngjarjes.
Ky fshat për çdo vit ballafaqohet me të njëjtin problem. Fshatarët shpeshherë edhe janë ankuar, mirëpo pa ndonjë sukses për një zgjidhje.
Përndryshe, ditëve të fundit, uji i ka vërshuar edhe disa qytete e fshatra të tjera të Kosovës.