Një nga atentatorët e Parisit ishte klient i rregullt në lokalet për homoseksualë në Bruksel, ku tymoste kanabis dhe e kalonte shumicën e kohës duke luajtur PlayStation, mësohet nga një raportim i fundit i Daily Mail.
Salah Abdeslam, 26 vjeç, si njeriu më i kërkuar në Evropë, ka marrë arratinë pasi mori pjesë në masakrën që shkaktoi mbi 130 viktima në Paris të premten.
Tani është zbuluar se Abdeslam, i cili ishte pjesë e celulës së terrorit që qëlloi mbi dhjetëra njerëz në disa kafe dhe restorante në Paris, bënte gjëra devijante në në lokalet e lagjes Saint Jacques në Bruksel.