Tetë plumba janë shkrehur në drejtim të Mirosllav Vasiq rreth 32 vjeçar nga Mitrovica, me ç’rast ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Mitrovicës për trajtim, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth mesnate në rrugën ‘Tanasko Rajiq’ në veri të Mitrovicës.
Motivi dhe autori ose autorët e këtij incidenti akoma nuk dihen.
Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.