Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se po lobon bashkë me kreun e AKR’së Behgjet Pacollin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Ndërkohë në Paris, bashkë me Thaçin shihet edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa.
Thaçi ka shkruar se ka takuar dhjetëra delegacione në Paris.
“Edhe një ditë e ngjeshur, duke u koordinuar dhe lobuar për anëtarësimin tonë në UNESCO. U takuam me dhjetëra delegacione nga mbarë bota dhe morëm shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.
Falënderoj edhe ish-presidentin Pacolli, i cili është bërë pjesë aktive e fushatës sonë lobuese #KosovoinUNESCO”
Ndërkohë ai ka shkruar se anëtarësimi nëUNESCO është i vështirë.
“DO të jetë vështirë. E kemi shumicën e madhe por nevojitet edhe përkrahja absolute për anëtarësim” ka shkruar ai.
Ai la bërë të ditur se ka takuar përfaqësues të Organizatës së Konferencës Islamike dhe se ka falënderuar Sekretarin e përgjithsëm të OKI në Xheda për ndihmë.
Ai ka bërë të ditur se për lobim janë angazhuar shumë” ambasadorë, artistë, shkencëtarë, profesorë nga katër anët e botës. Fushata jonë për UNESCO ka përfshirë edhe shumë të rinj”.
TEMAT:BEHGJET PACOLLIUNESCOKOSOVAHASHIM THAÇI