Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka gëzuar lajmit për nënshkrimin e MSA-së ndërmjet Kosovës e BE-së.
Në Facebook, Ministri i Jashtëm ka shkruar: “Planet tona po realizohen . Një nga një. U nënshkrua MSA, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen evropiane.”
“Po punojmë çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, ndërsa pos liberalizimit të vizave – shumë shpejt do të fillojmë edhe 3 procese tjera të anëtarësimit, thelbësore për identitetin tonë shtetëror dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror por edhe ushtarak. Falënderoj miqtë nga BE dhe SHBA. Së bashku kemi filluar projektin e lirisë dhe pavarësisë, së bashku do hyjmë në BE dhe NATO. HTH”, ka përfunduar postimin në Facebook.
Në rrjetin social Twitter, Thaçi ka shkruar se dalëngadalë Kosova po përmbush qëllimet e veta, dhe po arrin aty ku synon, duke e falënderuar SHBA-në e BE-në, transmeton Indeksonline.
“Dalëngadalë po arrijmë aty ku synojmë. MSA-ja u nënshkrua sot, ndërsa po punojmë shumë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Faleminderit nga SHBA-ja dhe BE-ja”, ka cicëruar Thaçi në anglisht.