Zëvendëskryeministri njëheresh Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar para gazetarëve dështimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Thaçi ka thënë se delegacioni kosovar ka bërë maksimumin dhe ka marrë mbështetjen e shumicës së vendeve përendimore.
Thaçi e ka quajtur sukses numrin e vendeve që kanë votuar për Kosovën, duke thënë se kjo ishte një fitore morale, akademike dhe politike e vendit tonë, raportin Indeksonline.
“Kemi bërë atë duhej bërë, jemi angazhuar me gjithë potencialin tonë shtetëror. Kemi fituar mbështetjen e të gjithë miqve nderkombëtarë. Ka qenë një mbështetje e gjithanshme. Është një hap ni madh një fitore morale, intelektuale, akadamike e poltike. Kjo betejë e Kosovës tejkaloi orientimin e Kosovës për tu anëtarësuar dhen mori përmasat e një beteje të Rusisë dhe Serbisë kundër Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Ishte një mbështetje e madhe të gjitha vendeve përendimore, por edhe një reagim agresiv dhe një fushatë raciste e Serbisë kundër Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.