Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Raporti i Progresit është gjithmonë i mirëseardhur si udhërrëfyes për integrimin në Europë.
Thaçi ka thënë se e mirëpret edhe Raportin e Progresit për vitin 2015, që thekson progresin më të madh të shënuar deri tani në procesin e integrimit në Bashkimin Europian — nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Më poshtë është postimi i plotë i Thaçit:
“I mirëseardhur është edhe vlerësimi për progresin e arritur në procesin e liberalizimit të vizave. Tash me të drejtë presim që vitin e ardhshëm të udhëtojmë pa viza në Europë.
Por, e vërejta edhe dënimin që i bëhet dhunës së ushtruar nga opozita dhe gjykimin se kjo qasje është në kundërshtim me frymën europiane. Nuk ka dyshim që jemi në rrugë të drejtë. Të arriturat tona po marrin mirënjohje.
Tani duhet edhe më tepër punë dhe angazhim. Rrugën tonë drejt BE-së më nuk mund ta ndalë asgjë dhe askush”, ka shkruar Thaçi në Facebook.