Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë se institucionet do të vazhdojnë të udhëhiqen nga njerëzit që i kanë fituar zgjedhjet.
Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për vendin.
Ai ka vlerësuar qeverinë si të suksesshme.
Thaçi ka thënë se vendi ka përparuar në agjendën euro-atlantike dhe në atë ekonomike.
“Institucionet udhëhiqen prej njerëzve që i kanë fituar zgjedhjet. Vlerësoj se ka qenë një vit i suksesit zhvillimor dhe euro- atlantik për vendin.
Vlerësoj se sukseset e qeverisë lidhen drejtpërdrejt me sukseset e Kosovës. Kosova ka pasur progres edhe në ekonomi edhe në perspektivën euro atlantike.
Qeveria ka kryer një punë të përkryer.
Si partnerë të koalicionit kemi kryer gjithë këtë agjendë në qeverisjen e Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTK-në.