Ministri i Punëve të Jashtme, njëherit zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar profesorët e universiteteve më të njohura në botë për përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Falënderoj profesorët eminentë botërorë që përkrahën anëtarësimin tonë në UNESCO sot. Morrëm letër nga University of Oxford, University of Cambridge, University of Harvard, University of Edinburgh, University of Ghent, University of Manchester, University of Eastern Piedmont, Centre international de formation européen, Çukurova University, National University of California. Faleminderit” ka shkruar ai.