Lajmet e fundit

“Thaçi i ka votat”

Analisti politik Azem Vllasi është i ftuari i Info Magazine në Klan Kosova.

Vllasi ka thënë se presidenti i Kosovës zgjidhet me marrëveshje politike, “partitë politike merren vesh se cili do të jetë presidenti dhe mekanizmi kushtetues është i njohur, i duhet të fitojë 61 vota”.

“Fakti nëse kandidati mund të jetë 1 ose më shumë, varet prej marrëveshjeve dhe fërkimeve politike, dimë se Rugova në raundin e tretë u votua ndërsa të tjerët kanë ardhur me marrëveshje politike”.

“Presidentja tani në funksion siç e dini ka marrë më së shumti vota sepse ishte rreziku se nëse dështohet në zgjedhjen e presidentit shkohet në zgjidhje të parakohshme”.

Vllasi ka thënë se LDK dhe PDK e kanë shumicën të cilët janë marr vesh dhe kanë llogaritur se Thaçi të jetë president.

“Mund të ndodhë ndonjë gaz lotsjellës por Thaçi i ka votat”.

“Përbrenda LDK ka kundërshtime, kanë thënë se do ta votojnë por mendoj se do ta votojnë se nëse nuk kalon Thaçi është potezë që të prishet koalicioni dhe shkohet në zgjedhje e Thaçit i krijohen mundësi më të favorshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.