Zëvendësi i kryeministrit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur i shqetësuar me lajmet rreth vërshimeve që kanë përfshirë disa qytete të Kosovës.
Ai ka theksuar autoritetet janë mobilizuar për t’ju dalë në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore. Thaçi, duke bërë thirrje për solidaritet, ka thënë se të gjithë janë me të prekurit dhe ata që po punojnë për t’iu dalë në ndihmë atyre.
“Jam i shqetësuar me lajmet nga e tërë Kosova për vërshimet që kanë përfshirë rajone të tëra, duke prekur dhe rrezikuar pronën publike dhe private. Autoritetet janë mobilizuar që t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë. Qytetarët e Kosovës, në kohë të rënda, gjithmonë kanë treguar solidaritet dhe kujdes shembullor. Është koha për solidaritet të tillë përsëri. Të gjithë jemi me të prekurit nga vërshimet dhe me ata që janë duke punuar që t’u dalin në ndihmë atyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.