Lajmet e fundit
Thaçi i sjell në Prizren Erdoganin dhe Ramen

Thaçi i sjell në Prizren Erdoganin dhe Ramen

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë bujë në Kosovë. Vizita e tij me 23 tetor, kur edhe hapet terminali i ri në ANP ‘Adem Jashari’, do të ketë edhe agjendë tjetër.

Burime të Reporteri.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se Erdogan do të bëjë një vizitë edhe në Prizren bashkë më ‘vëllanë’ e tij kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Por të dytë do të shoqërohen edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Detajet e agjendës në Prizren të tre kryeministrave do të bëhen me dije gjatë këtyre ditëve.

Kryeministri turk kësaj radhe do të sjellë edhe bashkëshorten me vete, Emine Erdogan e cila po ashtu do të ketë një agjendë të veçantë e që kryesisht do të fokusohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.

Një agjendë kësisoj e Erdogan në Prizren, por edhe prezenca e Edi Ramës mund të jenë një plus i fortë për Thaçin për të mbajtur Prizrenin edhe për një mandat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.