Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar pozitivisht vizitën e delegacionit të Kosovës në SHBA.
Në një intervistë për RTV21, zëvendëskryeministri Thaçi tha se kanë marr mbështetje nga shumë vende per fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar si dhe anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata te ndryshme ndërkombëtare.
Ai tha se është lobuar edhe te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që këtë ta bëjnë sa më parë. Zëvendëskryeministri Thaçi tha se gjatë takimeve të shumta të zhvilluara në Nju Jork janë ftuar edhe investitorë të ndryshëm për të investuar në Kosovë./RTV21