Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo ditë është e fitoreve për sportistët tanë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij:
Ditë e fitoreve për sportistët tanë. Fitore e merituar e përfaqësueses sonë në futboll dhe ngadhënjim i madh i tri xhudisteve kosovare në Kampionatin Evropian të xhudos. Sportistët tanë gjithnjë e më shumë po e tregojnë talentin e tyre në fusha dhe arena! HTH