Lajmet e fundit

Thaçi: Kosova shembull në rajon në sigurimin e të drejtave për komunitetin LGBTI

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Randy Berry, të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të personave LGBTI-së.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar atë për mbështetjen që SHBA-të po i japin Kosovës në avancimin e të drejtave të njeriut, posaçërisht në avancimin e të drejtave të komuniteteve LGBTI.

Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të forcojë politikat në mbrojtje të komuniteteve LBGTI. Ai ka shtuar se në këto vite Kosova ka qenë një shembull në rajon në sigurimin e këtyre të drejtave.

Nga ana tjetër, Randy Berry, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit amerikan për të drejtat njeriut të personave LGBTI-së, ka theksuar se avancimi i të drejtave të njeriut është një parakusht për avancimin e Kosovës drejt BE-së.

Ai ka shtuar se implementimi dhe sigurimi i të drejtave të njeriut dhe i komuniteteve LGBT do të jenë përcaktuese për të ardhmen evropiane të Kosovës. Berry ka shtuar se implementimi i pasazheve të ligjit kundër diskriminimit, barazisë gjinore dhe të Ombudspersonit do të jetë një ndihmë shumë e madhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thaçi dhe Berry janë pajtuar që të ketë më shumë trajnime dhe fushata sensibilizuese për të drejtat e komuniteteve LGBTI në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.