Lajmet e fundit

Thaçi: Kosova tash kufizohet me dy shtete të NATO-s

Zëvendës kryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka uruar Malin e Zi për ftesën e  bërë për anëtarësim në NATO.

“Ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi Kosovën. Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s, ndërsa shumë shpejt edhe Kosova do të filloë rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Washington dhe Bruksel”, ka thënë Thaçi, në rrjetin social Facebook.

Ministrat e jashtëm të Aleancës Veriatlantike, NATO, janë pajtuar që Mali i Zi të pranohet në këtë aleancë.

Mali i Zi me 600 mijë banorë praktikisht do të jetë vendi i 29 i NATO-s.

Zgjerimi i fundit i NATO-s ishte bërë në vitin 2009, kur u pranuan Shqipëria dhe Kroacia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.