Kryesia e nëndegës së LDK-së në Ulpianë-Prishtinë i ka dërguar letër deputetëve të këtij subjektit politik në Parlamentin e Kosovës që most a votojnë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës.
‘I mbetet udhëheqjes së partisë dhe deputetëve tanë në Parlamentin e Kosovës që mos të shkelin mbi legjitimitetin e marrë nga elektorati i vet. Ky legjitimitet ka buruar në kërkesën për ‘çkapjen e shtetit nga PDK-ja, SHIK-u dhe Thaçi’, thuhet në letrën e nëndegës së LDK-së në Ulpianë, të cilën ka arritur ta siguroj gazeta ‘Zëri’.
Në këtë letër poshtu thuhet se akti i votimit të presidentit të Republikës është më shumë se një ngritje dore dhe blerje e numrave , është më shumë se ‘respektim i marëveshjes së koalicionit’.
‘Sot Kosova është e rrezikuar funksionalisht, e izoluar ndërkombëtarisht, e dërmuar ekonomikisht, me krime politike dhe ekonomike të pandrie dërmuar ekonomikisht, me krime politike dhe ekonomike të pandriçuara, sepse personazh kryesor politik e ka Hashim Thaçin’, thuhet mes tjerash në këtë letër, duke shtuar se Thaçi nuk mund të jetë president konsensual dhe udhëheqës i politikës së jashtme. Kjo nëndegë kërkon nga deputetët e LDK-së që most a marrin pjesë me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës./Zëri.info.