Lajmet e fundit

Thaçi në Mal të Zi për demarkacion, para vendimit të NATO-s

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar urgjent për në Malin e Zi, derisa burime të portalit Koha.net bëjnë me dije se numri dy i ekzekutivit po qëndron atje për të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Nesër, NATO do të marrë vendim për anëtarësim ose jo të Malit të Zi në Aleancën Veriatlantike, derisa njëri prej kushteve tejet të rëndësishme për një shtet. që të bëhet anëtare e kësaj Aleance, është vija e qartë kufitare.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për demarkacion mes tyre në Bruksel, por ajo ka hasur në kundërshtime të ashpra në Kosovë, dhe ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të jetë i plotfuqishëm. Pos Thaçit, në emër të Kosovës. demarkacionin e ka nënshkruar edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Gazeta Blic më herët ka raportuar se Thaçi me eskortën e tij është parë edhe në një nga restaurantet në Prizren, derisa po në atë termin anuloi intervistën e paraparë në emisionin Rubikon të KTV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.