Lajmet e fundit
Thaçi në Mitrovicë premtoi rritjen 100 % të pagave të mësimdhënësve

Thaçi në Mitrovicë premtoi rritjen 100 % të pagave të mësimdhënësve

Kryeministri Hashim Thaçi në Mitrovicë premtoi rritjen 100 % të pagave të mësimdhënësve gjatë mandatit të ardhshëm 4 vjeçar.

Thaçi ka takuar mësimdhënësit dhe punonjësit e shëndetësisë së Mitrovicës. Ai ka thënë se me vendimin e Qeverisë, të udhëhequr nga ai, mësimdhënësit kanë përfituar rritje 50 % të pagave. Rritje të pagave kanë përfituar edhe punëtorët shëndetësor, policia, shërbyesit civil, pensionistët, familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, krijuesit dhe performuesit e artit dhe kulturës dhe gjithë kategoritë e punëtorëve në Kosovë.

Thaçi ka shtuar se nën drejtimin e PDK-së Kosova ka marrë rrugën evropiane dhe me qeverisjen e PDK-së në nivel vendi në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar do të ketë rritje pagash për 100 % për mësimdhënësit, duke bërë rritje çdo vit nga 25%. Më tej ka premtuar se rritje pagash do të ketë për të gjitha kategoritë tjera të shoqërisë.

Në anën tjetër kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Avni Kastrati ka falënderuar kryeministrin Thaçi për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë atij gjatë qeverisjes së Mitrovicës. Ai ka shprehur besimin në përkrahjen e mëtejshme të kryeministrit Thaçi, për ta bërë Mitrovicën evropiane.

Kryeministri Thaçi në Mitrovicë në një takim tjetër, iu është drejtuar edhe të rinjve mitrovicas, duke iu kërkuar që të vazhdojnë traditën e votimit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Mitrovicën ta bëjnë bastion të PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.