Lajmet e fundit

Thaçi, nxitësi i anarkisë

hashim-thaqi_5210Deklaratat ofenduese të ministrit të Jashtëm shkaktojnë reagime të ashpra
Një person i tillë nuk duhet të jetë në krye të shtetit
“Dje e pa i gjithë populli i Kosovës se çfarë niveli rruge ka ai njeri, një njeri pa ndjenja kombëtare e as njerëzore, një njeri që nuk ka asgjë fisnike në veten e tij, një njeri që në lloj-lloj formash nxit anarki,vëllavrasje dhe shkatërrim të shtetit të Kosovës. Thaçi është figura më e keqe e mundshme për president të shtetit”, tha Adem Salihaj
Sjelljet dhe deklaratat tepër arrogante të ish- kryeministrit të vendit, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, por edhe të shefit të tij Isa Mustafa, në raport me qytetarët që protestuan në ditën e pavarësisë, po vlerësohen nga përfaqësues të partive politike dhe analistë si një rrënim i madh edhe i atij pak kredibiliteti që ka mundur ta ketë pasur figura dhe kandidatura e Hashim Thaçit për president të vendit. “Unë me kohë kam thënë se Hashim Thaçi nuk ka vlera të jetë president i Kosovës. Dje e pa i gjithë populli i Kosovës se çfarë niveli rruge ka ai njeri, një njeri pa ndjenja kombëtare e as njerëzore, një njeri që nuk ka asgjë fisnike në veten e tij, një njeri që në lloj-lloj formash nxit anarki, vëllavrasje dhe shkatërrim të shtetit të Kosovës. Thaçi është figura më e keqe e mundshme për president të shtetit. Njeriu i vërtetë për president të shtetit i afron njerëzit, ulet dhe bisedon me ta, i eviton konfliktet dhe vëllavrasjen, e mbron shtetin nga anarkia dhe shkatërrimi. Cilat nga këto veti i ka Thaçi? Asnjë. Ka vetëm vetitë më të këqija, të cilat nesër do t’i kushtojnë shumë herë më tepër Kosovës se sa i kanë kushtuar deri më tash. Moszgjidhja e tij president do të ishte mençuria më e madhe, që mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës”, tha deputeti i LDK-së, Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.