Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vazhduar fushatën dorë më dorë në qytetin e Obiliqit. Ai është shprehur i bindur se kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vehbi Sadiku, do të fitojë zgjedhjet e 3 nëntorit.
Thaçi ka thënë se Sadiku është vullneti i qytetarëve të Obiliqit.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së i ka uruar fitore të gjithë qytetarëve të Obiliqit, siç ka thënë ai, fitoren e PDK-së, raporton KP.