Lajmet e fundit

Thaçi për MSA-në: Planet tona po realizohen një nga një

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar edhe tri procese tjera, pos liberalizimit të vizave, të cilat do ti përmbush Kosova gjatë rrugës së saj integruese në BE.

Këtë zëvendëskryeministri Thaçi e ka bërë të ditur pas nënshkrimit të MSA’së. Ai ka treguar se po punon fuqishëm edhe për pranim në UNESCO që pritet të ndodhë në pjesën e parë të nëntorit.

“Planet tona po realizohen. Një nga një. U nënshkrua MSA, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen europiane. Po punojmë çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, ndërsa pos liberalizimit të vizave – shumë shpejt do të fillojmë edhe 3 procese tjera të anëtarësimit, thelbësore për identitetin tonë shtetëror dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror por edhe ushtarak. Falënderoj miqt nga BE dhe SHBA. Së bashku kemi filluar projektin e lirisë dhe pavarësisë, së bashku do hyjmë në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.