Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën, ndërsa mesazhet e tij ishin shumë të qarta – SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës.
“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.