Lajmet e fundit

Thaçi president?! Flasin Adem Grabovci e Vjosa Osmani (Video)

Ministri i Jashtëm, njiherit zv/kryeministri Hashim Thaçi këtë vit pritet me u zgjedhë President i Republikës.

E nji pozitë e tillë ishte parapa me marrëveshjen mes dy partive ma të mëdhaja të koalicionit qeverisësë. Madje kryeministri Mustafa disa herë e ka persëritë se LDK ka me ju përmbajtë marrëveshjes me PDK’n.

Por deputetja Vjosa Osmani  nga radhët e partisë së kryeministrit, ka kohë që e ka deklarue votën e saj kundër Thaçit president.

Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, ajo thotë se e vetmja mundësi që kryetari i PDK’s mos me u ba president, asht pamundësimi i quorum’it në seancën e Kuvendit.

Por Osmani nuk asht deputetja e vetme që ka dalë haptazi kundër zgjedhjes së Thaçit President. Bashkë me të janë edhe Arben Gashi, Adem Salihaj,  Anton Quni, Armend Zemaj dhe Alma Lama. Megjithatë, duket se votat nuk janë problem për shefin e Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci.

E nga Lista Serbe, partneri i tretë i koalicionit, deputeti Nenad Rasic thotë se nuk kanë me e bllokue, por vetëm me e kushtëzue zgjedhjen e Presidentit.

Simbas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti i vendit zgjedhet me 2/3 e votave  dhe nëse nuk merr 80 vota gjatë dy raundeve të para, në raundin e tretë Presidenti mundet me u zgjedhë me vetëm 61 vota.

Mirëpo, ma herët, PDK ka deklarue se ma mirë e çon vendin në zgjedhje, sesa pranon president me 61 vota.

https://www.youtube.com/watch?v=gkcROirV0oo

Leave a Reply

Your email address will not be published.