Lajmet e fundit

“Thaçi president në muajin shkurt”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zgjidhet gjatë muajit shkurt. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se nuk ka dilemë që ai do të jetë president i Kosovës.

“Nominimi zyrtar është bërë në marrëveshjen në mes LDK-së e PDK-së. Takimet e kryesisë së PDK-së nuk janë për zgjedhjen e presidentit por janë për fazat e ardhshme, pra në ruajtjen e pozitës që e ka si numër një në shtet edhe me hapat e mëtutjeshëm që pret kjo shoqëri e ky shtet. Dilemë nuk ka për presidencë. Presidenti i Kosovës do të zgjidhet gjatë muajit shkurt”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, sa i përket lajmit se qeveria holandeze pranoi ta themelojë Gjykatën Speciale në Hagë, i tha se kjo tashmë ishte diçka e ditur

“Është një lajm që nuk është lajm. Është konfirmim që çdo kush e ka ditur. Tash Holanda e konfirmoi që do të jetë baza ku do të rivendoset një institucion që do të veprojë konform ligjit të Kosovës, Institucioni Gjyqësor i rilokuar”, ka thënë ai.

“Ata presin që këtë vit të fillojë operacionalizimi  i dhomave të veçanta të gjykatës speciale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.