Lajmet e fundit

Thaçi reagon ashpër ndaj rrënimit të varrezave katolike në Dedaj të Hasit

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, e quan akt barbar sulmin ndaj varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit.
Thaçi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, thotë se nuk ka forcë që mund të mbjellë përçarje mes qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas Thaçit shquhen për tolerancë fetare.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

Me indinjatë te thellë mora lajmin për rrënimin e varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit. Ky sulm i varrezave katolike është akt barbar mbi një vlerë universale njerëzore, që tradicionalisht është respektuar në vendin tonë. Duke shprehur keqardhje dhe duke u solidarizuar me banorët e Dedajve në Romajë, jam i bindur që nuk ka forcë që mund të mbjell përçarje mes qytetarëve të Kosovës, që shquhen për tolerancë fetare, respekt të ndërsjellë dhe harmoni religjionesh. HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.