Lajmet e fundit

Thaçi synon heshturazi presidencën (Video)

Kandidati i vetëm deri më tani për president të vendit, Hashim Thaçi, disa herë kishte deklaruar se zgjedhjes se tij për president do t’i paraprijë një fushatë dhe platformë më të cilën do t’i njoftoj qytetarët e vendit lidhur më programin e tij për president të vendit.

Mirëpo, edhe pse koha për zgjedhjen e presidentit po afron, deri më tani nuk është parë asnjë lëvizje nga ana e kabinetit të Thaçit. Ardian Arifaj, këshilltar i tij, nuk a ka mohuar ose pohuar prezantimin e ndonjë platforme. Duke mos dashur të zbuloj detaje, Arifaj ka thënë se gjithçka do të bëhet më kohë.

E nga ana tjetër, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se kjo qasje indiferente e Thaçit karshi postit presidencial mund të ndërlidhet më qëndrimet e hapura të shumë deputetëve të LDK-së kundër Thaçit president, të cilët, sipas tij, më shumë mundësi do të zhvillojnë edhe fushatë kundër zgjedhjes se tij për president.

Muhaxhiri thotë se kur është arritur marrëveshja PDK- LDK është vlerësuar se Thaçi mund të bëhet lehtë president, mirëpo gjërat sipas tij, kanë ndryshuar në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.