Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe Ipeshkëvinë e Kosovës me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Thaçi ka shkruar në Facebook se festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe solidaritetit mes njerëzve.
Ky është urimi i Thaçit
Sonte është nata e Kërshëndellave, një festë kjo e paqes, dashurisë dhe solidaritetit mes njerëzve. Uroj që kjo natë festive dhe e shenjtë për qytetarët e besimit katolik të sjellë sa më shumë gëzim, dashuri dhe harmoni në familjet tuaja. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë! HTH
/KOSOVANEWS/