Zëvendëskryeministri i Kosovës, gjatë seancës e cila po mbahet në sallën alternative, ka thënë se mosdhënia e dritës jeshile për liberalizimin e vizave, nga ana e BE-së, është një marrëzi, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se BE-ja ka kërkuar nga Kosova që t’i përmbushë disa kritere, dhe është shprehur i bindur se të gjitha këto janë implementuar.
Sipas tij, këto vonesa janë të padrejta për shtetasit e Ksoovës.
“Vonesat e tilla janë absurd dhe të qëllimshme, janë të padrejta”, ka thënë Thaçi.