Zëvendëskryeministri i Kosovs, Hashim Thaçi, i ka uruar të gjithë qytetarët për ratifikimin e MSA-së, raporton Gazeta Blic.
Kurse, për partitë opozitare ka shprehur keqardhje, si dhe e ka quajtur “nihilist” veprimin e tyre.
Ja postimi i tij i plotë:
Urime të gjithëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të parës marrëveshje kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo ngjarje e gëzuar shënon një sukses të shumëpritur për Kosovën në përmbushjen e aspiratave të popullit tonë për integrim në Bashkimin Evropian. Shpreh keqardhjen për largimin e partive të opozitës nga salla gjatë procesit të votimit por gjithsesi jam i bindur se ky veprim nihilist nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj arritje historike të vendit tonë në politikën e jashtme. HTH