Lajmet e fundit

Thaçi: Zërat pro opozitës në Mal të Zi, injorancë totale politike

Zëvendëskryeministri Thaçi në një intervistë për RTV21 ka akuzuar opozitën kosovare për injorancë politike, e cila po dëmton Kosovën. Thaçi ka thënë se opozita në Kosovë po mbështet opozitën në Mal të Zi, e cila ka provokuar trazira kundër qeverisë atje.

„Ne po ashtu po i shohim trazirat në Mal të Zi prej një opozite që ka kërkuar kokat e shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër liderët opozitarë në Kosovë dalin në mbështetje të opozitës serbe, pro Millosheviqiane në Podgoricë. Nuk dua të prejudikoj nëse ka lidhshmëri, por nëse ka lidhshmëri, atëherë kjo është injorancë totale politike në dëm të Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Reagimet e Thaçit vijë pasi ditë më parë përfaqësuesit e partive opozitare përmes profileve të tyre në Facebook kanë mbështetur protestat në Podgoricë.

Ardian Gjini, i cili është nënkryetar i parë i AAK-së, kishte akuzuar edhe mediat kosovare se nuk janë duke raportuar për protestat në Mal të Zi, duke shprehur hapur mbështetjen për opozitën malazeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.