Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi në një prononcim në Paris, pas votimit në UNESCO, ka deklaruar se puna për raporte të mira me vendet e rajonit do të vazhdojë.
“Ne do të vazhdojmë punën që të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit”, transmeton qik-u deklaratën e Thaçit.
Thaçi ka thënë se delegacioni kosovar ka bërë maksimumin dhe ka marrë mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore.
Ai e ka quajtur sukses numrin e vendeve që kanë votuar për Kosovën, duke thënë se kjo ishte një fitore morale, akademike dhe politike e vendit tonë.
Ndërkohë ka akuzuar Serbinë për qasje fashiste.
“Ishte një mbështetje e madhe të gjitha vendeve perëndimore, por edhe një reagim agresiv dhe një fushatë raciste e Serbisë kundër Kosovës”, ka thënë ai.