Lajmet e fundit

Thaqi godet Qeverinë: Kujt ti besohet në ketë Shtet të pa Shtet ! ?

Afërdita Thaqi anëtare e Këshillit Drejtues të AAK-së sërish ka thumbuar qeverinë e Kosovës. Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, këtë herë ajo kritikoi shtyllën e dytë dhe të drejtë duke thënë se këtu dy shtylla udhëhiqen nga drejtësia selektive me motive dhe interesa edhe preferenca Politike.

Ja postimi i saj i plotë: “Me lejoni që ti drejtohem shtylles se dyt dhe të tret të Kosoves ! PROKURORIS DHE GJYQËSORIT Si është e mundur që keto dy organe kanë rënë në duart e (mafis politike) ku për agjent politike të qeveris Mustafa punojnë me një përkushtim extrem. Dhe në raste ku cenohet siguria nacionale dhe e qytetareve keto dy organe e prollongojnë proceset dhe hetimet sepse aty ku interesat e krimit të mafis politik preken ( SHTETI I MUSTAFES DHE THAQIT ) nuk ndërhyn. Me lejoni vetem një rast ta potencojë të prokurores Vahide Badivukes e cila kishte keqpërdor poziten e saj dhe përvetsu shum të majme parash është liru që të mbrohet në liri dhe në rastin e Deputetes Donika Kada-Bujupit ju është caktuar masa e paraburgimit edhe është refuzu kerkesa nga Gjykata e Apelit ( Politik të LDK-PDK-se ). Kujt ti besohet në ketë Shtet të pa Shtet ! Mbetet të shifet neser me 28 Nentor . Prandaj motoja ime do të jetë : ” Të Çlirohet Drejtësia nga Politika Qeverisjes dhe të lirohet Deputetja e Popullit )”, shkruan Afërdita Thaqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.