Në fshatin Maqitevë të Komunës së Therandës, sot është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Sipas burimeve të KosovaPress, i dyshuari K.A ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij M.A.
Pas intervenimit të policisë i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Therandë, për t’u marrë më pyetje.